Qindra persona i japin lamtumirën Verës në Itali: Mendja kujton atë që zemra nuk harron

schedule18:02 - 30 Nëntor, 2022

schedule 18:02 - 30 Nëntor, 2022

ITALI – Rreth 300 persona morën pjesë në varrimin e Vera Myrtajt, gruaja e vrarë nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj dy të diela më parë në shtëpinë e saj në Spinea. Burri vrau edhe partnerin e saj të ri, Flonino Merkuri dhe më pas kreu vetëvrasje.

Shumë lule të sjella nga miqtë dhe të afërmit dhe nga fëmijët e Verës që morën pjesë në lamtumirën e fundit. Në sallën e pritjes u mbajtën fjalime në gjuhën shqipe, gjuhën amtare të gruas.

Ka edhe shumë shokë shkolle të vajzave. Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”.

 

 

Në varreza ka mbërritur edhe kryetarja Martina Vesnaver për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm. “Nuk mund të mos ishim atje – thanë disa nga fqinjët e Verës -. Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”.

Të dielën e 20 Nëntorit, 41-vjeçari Viron Karabollaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte dy vajza dhe e goditi atë për vdekje me thikë së bashku me partnerin e saj 23-vjeçar Flonino Mërkuri. Më pas, 41-vjeçari i dha fund jetës në magazinën ku punonte.

Me Viron Karabollajn, Vera Myrtaj, e lindur në Vlorë kishte mbi 1 vit e divorcuar. Së bashku kishin ardhur nga Greqia në Itali prej 2015-s dhe ishin vendosur në banesën ku ndodhi tragjedia. Por me të ardhur në Itali, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe Vironi ishte larguar nga shtëpia.

Prokurorët në Venecia thanë se ai e kishte planifikuar krimin, pasi nuk e pranonte lidhjen më shumë se 1 vjeçare të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij. E gjendur në vështirësi financiare, vitet e fundit Vera punonte si estetiste në shtëpi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!