Qindra kavajas rrethuan Bashën, gjobë PD-së, procedohen 20 mbështetës

schedule10:03 - 12 Mars, 2021

schedule 10:03 - 12 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike një ditë më parë ka qenë në Kavajë, ku është pritur nga qindra mbështetës demokratë, duke shkaktuar grumbullime në kohë pandemie.

Policia në kuadër të organizimit për tubim në kohë pandemie ka proceduar penalisht 20 persona.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mes të proceduarve si organizator është edhe Isa Sakja.

LEXO EDHE: Takim me qytetarët e Kavajës, Basha hipën sipër makinës: Rama ik, Shqipëria fiton!

Në kuadër të respektimit të masave anti Covid për tubimet politike, policia ka gjobitur me shumën 5 milionë lekë Partinë Demokratike.

Ndërkohë kryedemokrati në mesin e turmës me qindra qytetarë herë pas here bënte thirrje për ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskës. /abcnews.al