Prej disa ditësh forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion në zonat e malësisë së Krujës.
Burimet policore thonë për abcnews.al se forcat operacionale të Qarkut Durrës dhe nga Tirana janë duke krehur zonën e malësisë së Krujës, ku dyshohen se janë rreth 350 parcela të mbjella me lëndë narkotike.
Mësohet se parcela më e vogël ka 15 bimë narkotike, ndërsa sipërfaqet e mbjella dyshohen të jenë deri në 15 hektarë, shkruan abcnews.al.
Policia është duke zhvilluar kontrolle në disa fshatra të zonave malore.
Zona e malësisë mbetet ndër me problematiket sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike, ku këtë vit janë mbjellë rreth 30% më shumë bimë se vitin e kaluar. /abcnews.al