Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qielli i Tiranës “vizitohet” nga avionë të NATO-s

schedule15:38 - 24 Janar, 2019

schedule 15:38 - 24 Janar, 2019

10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Aleanca zyrtarizoi ngritjen e një baze të saj ajrore në vendin tonë, pikërisht në bazën ushtarake të Kuçovës. Komandanti i Forcës Ajrore të NATO-s ishte sot në Tiranë, për këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e gjithë rajonit.

5 Avionë të NATO-s fluturuan në kuotë kaq të ulët mbi qiellin e Tiranës. Spektakli ushtarak i Aleancës Veriatlantike shoqëroi vizitën në Tirane të komandantit të Forcës Ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters.

Ushtaraku i lartë i Aleancës u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Gjeneral Tod Wolters erdhi në Shqipëri për zyrtarizimin e ngritjes së të parës bazë të NATO-s në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, pikërisht në ish-bazën ushtarake të Kuçovës. Gjate 5 viteve të ardhshme Aleanca e Veriatlantikut do të investojë 51 milionë euro për këtë projekt modernizimi të bazës së Kuçovës.

Xhaçka; “Është një lajm i jashtëzakonshëm sepse në 10 vjet e merr marrëdhënien mes Shqipërisë edhe NATO-n dhe e vë në një standard tjetër, në një standard padiskutim më serioz dhe e kthen vendin tonë nga një vend anëtar në një infrastrukturë të Aleancës, në një infrastrukturë të familjes tonë”.

Wolters: “10 vjet më parë Shqipëria u bë pjesë e aleancës. Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës. Forcat e Armatosura Shqiptare i japin një investim të fuqishëm NATO-s. Paqja që transmetoni ju është e mrekullueshmë për aleancën. Privilegj absolut që avionët e NATO-s të nderonin përkushtimin tuaj. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin me ju, pasi ngitja e bazës ajërore në Kuçovë do të kontribojë për paqe në të gjithë Ballkanin”.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka investimi i NATO- s në bazën e Kuçovës ka rëndësi për sigurinë e gjitha rajonit tonë.

“Shqipëria ka një rol proaktiv dhe ka shërbyer si një avokat i dyerve të hapura dhe i perspektivës Euro-Atlantike në rajon dhe ky investim i Aleancës këtu është dëshmi e një marrëdhënieje e cila padiskutim e vë Shqipërinë dhe vlerëson rolin e saj jo vetëm për gjurmën e sigurisë dhe mbrojtjes që ajo vendos në territorin e vet, por për gjurmën e sigurisë edhe e mbrojtjes që ajo tenton të promovojë përmes dialogut, stabilitetit edhe paqes dhe rolit konstruktiv që luan në rajon”.

Gjenerali  i NATO-s, tregoi edhe arsyen se përse në Ballkan u zgjodh baza ajrore e Kuçovës.

“Baza ajrore e Kuçovës ka një fushë të pozicionuar në një vend shumë strategjik. Madje ka edhe kushte atmosferike shumë të mira ku mund të ulen shumë lehtësisht avionët”.

Ky investim i NATO -s për një bazë ushtarake në vendin tonë që do t’i shërbejë sigurisë së gjithë rajonit, ndodh 10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në Alencën Ushtarake të Atlantikut të Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!