“Qeverisja dhe ligji”, Rama njofton komunikim live: Nismë e re kombëtare “Shqipëria2030”

schedule18:29 - 6 Maj, 2024

schedule 18:29 - 6 Maj, 2024

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, me një shënim në Facebook thotë se paraditen e së martës do t’u adresohet live socialistëve, por dhe qytetarëve shqiptarë, për të prezantuar “Nismën e re Kombëtare Shqipëria 2030”.

Shefi i qeverisë thotë se fokusi i bisedës së tij, e cila do fillojë në orën 10:00 (e martë) do jetë tek qeverisja, ligji dhe goditja e korrupsionit.


“Nesër 10:00 LIVE TV: Partia Socialiste, Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për “SHQIPËRINË2030″. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama, ndëra mban veshur një uniformë të Forcave të Armatosura./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!