Qeveria tërhiqet “papritur” nga koncesioni i kolaudimit

schedule15:42 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:42 - 23 Nëntor, 2021

Qeveria është tërhequr nga koncesioni për kolaudimin e mjeteve. Ky projekt ka qenë në listën e konçesioneve të reja për vitin e ardhshëm dhe parashikohej të kishte një kosto prej 20,3 miliardë lekësh. Por gjatë miratimit të projektbuxhetit nen për nen ministrja theksoi se ka pasur një rishikim të listës së PPP-ve për vitin 2022.

“Kemi hequr koncesionin e kolaudimit, i cili është në fakt një shërbim që kryhet nga DPSHTRR dhe ishte i mbetur atyr prej vitesh. kemi saktësuar shifrën e Rrugës së Arbrit, 40.3 miliard lekë,” theksoi Ibrahimaj.

Qeveria ka ulur ndër të tjera edhe fondet për kompensimin e pronarëve dhe  shpronësimet.Kjo ka shkaktuar diskutime në komision dhe është kundërshtuar edhe  nga deputetë të maxhorancës

Kritik deputeti Erjon Braçe ka qenë ndaj qeverisë  edhe në lidhje me rishikim e taksës për naftën e jahteve e cila u ul nga 65 lekë për litër  në 40 lekë

Projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2022 do të kalojnë për miratim në parlament  në seancën e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!