Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë ka deklaruar se është detyra e tij si lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, të mbrojë Kushtetutën, lirinë dhe demokracinë!
Kreu i Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se deri në 24 korrik 2022, qëllimi i tij i vetëm është rivendosja e sovranitetit në çdo institucion.
Postimi i Plotë :
Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.
Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria. ??/abcnews.al