Është çelur gara për një tjetër projekt të infrastrukturës rrugore. Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë.
115 kilometrat e këtij segmenti njoftohet se do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë që sa u shpreh ministrja e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të jetë me standarde të larta dhe do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.
Në bazë të asaj që u tha gjatë prezantimit të këtij projekti nga qeveria, falë këtij segmenti, Miliot-Fier do të përshkruhet në 1 orë e 15 minuta. Ndërsa rruga Morinë-Vlorë mund të përshkruhet për tre orë.
Për Segmentin Milot-Kashar dhe Lekaj-Bypassi i Fierit, operimi pritet që të fillojë në 2024. Ndërsa Segmenti-Kashar-Lekaj-operimi pritet të fillojë në vitin 2026.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh se ky projekt do të kete ndikim në lidhjen tonë me shtete të tjera të Evropës si dhe do të lehtësojë trafikun dhe do të hapë vende të reja pune. /abcnews.al/