Qeveria në Dajt për mandatin e katërt/ Çupi: Rama ndodhet përballë disa faktorëve të rëndësishëm, nga rritja e ekonomisë te turizmi 

schedule18:46 - 2 Shtator, 2024

schedule 18:46 - 2 Shtator, 2024

Në prag të sezonit të ri politik, e diela e një shtatorit mblodhi në vilën qeveritare në Dajt anëtarë të kabinetit të qeverisë, të grupit parlamentar socialist si drejtues të institucioneve të varësisë në një takim që zgjati për më shumë se tetë orë.

Përballë kryeministrit Rama ministrat  dhe drejtues politikë të qarqeve kanë raportuar për punën e tyre deri në fund të muajit gusht.

Lidhur me këtë ka folur në “Special Report“, analisti Frrok Çupi, i cili ka përmendur disa faktorë të rëndësishëm që kryeministri zhvilloi këtë mbledhje, duke nisur nga zhvillimi i ekonomisë së vendit, rritja e numrit të turistëve dhe deri te roli i Shqipërisë për situatën në Kosovë.

“Kryeministri i Shqipërisë tani ndodhet përballë shumë faktorëve të rëndësishëm. E para, ekonomia e vendit pritet të jetë diku më shumë se sa 1% dhe nuk është pak, turizmi u zhvillua në një mënyrë maksimale, vetëm në 8 muaj këtu erdhën 7 milionë turistë. Ndodhet përpara një procesi ekonomik, ku kryeministri po shikon që ka një dritë jeshile në frontin e ekonomisë dhe e detyron qeverinë që të jetë shumë e vëmëndshme dhe të jetë dinamike.

E dyta është roli që ka Shqipëria në Shqiptarinë e Ballkanit. Në çdo moment gjithçka mund të ndodh në Ballkan tani, Ballkani mund t’i dorëzohet Rusisë dhe shqiptarët janë përsëri personazhe. Shqipëria ka një përgjegjësi të lartë për situatën në Kosovë.

Faktori i tretë është pastaj faktori i prespektivës, i ngritjes mbi atë që është ndërtuar. Kështu që të tëra këto e bëjnë të detyrueshme atë që ne po e shikojmë si tension. Pra, kryeministri mbledh qeverinë dhe e tëra kjo është për arsye për arsye të këtyre faktorëve që lidhen me situatën botërore”, tha Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!