“Qeveria Kurti po mashtron opinionin”, Arifi: Ekziston një krizë serioze mes raporteve të Kosovës dhe SHBA

schedule16:43 - 22 Gusht, 2024

schedule 16:43 - 22 Gusht, 2024

Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar se aktualisht ka një krizë serioze mes raporteve të Kosovës dhe SHBA.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka thënë se qeveria Kurti është duke e mashtruar opinionin dhe duke thënë se ne kemi përkrahjen ndërkombëtare dhe sigurinë.

Arifi ka theksuar se presidentja Vjosa Osmani duhet të dalë dhe të thotë se cilat janë problemet dhe ku janë raportet që kemi me SHBA.

“Presidentja Osmani i di raportet më së miri, i takon presidents Osmani të dalë përpara qytetarëve të Kosovës dhe të thotë se cili është niveli i bisedimeve mes Kosovës dhe SHBA. Ne si njohim rrethanat, kemi kaluar në procese. Unë për shembull në njohuritë e mia, nuk di që raportet Kosovë-SHBA, të kenë qenë më keq se tani. I takon presidentes Osmani që të dalë dhe të thotë se cilat janë problemet dhe ku janë raportet që kemi me SHBA.

Një fotografi e kryeministrit në koktejl me Kamala Harris po shfrytëzohet nga militantët për të thënë që nuk ka asnjë krizë me SHBA, por ka krizë mes raporteve dhe këto janë shumë serioze. Krejt ç’ka duhet është që presidentja të dalë dhe të thotë të vërtetën, të thotë pse jemi në këtë gjendje. Çfarë ka ndodhur? Ne jemi i njëjti popull që e duam Amerikën. Në bindjen time qeveria Kurti është duke e mashtruar opinionin, është duke thënë se ne kemi përkrahjen dhe sigurinë. Nuk e kanë përkrahjen ndërkombëtare”, tha Arifi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!