Qeveria italianë ul akcizën e karburanteve për të lehtësuar qytetarët

schedule14:03 - 17 Mars, 2022

schedule 14:03 - 17 Mars, 2022

Qeveria  italiane këtë të enjte ka vendosur që të ulë akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent.  Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria në vendimet e fundit ka ndërmarrë një së masash të reja me qëllim përballimin e faturave të larta nga banorët e saj si edhe për të zbutur ecurinë e çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Sipas mediave italiane, dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë shkaktuar si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Ndërhyrja e planifikuar është ajo e ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë raportimit në Senat për situatën energjetike pas shpërthimit të luftës.

“Duke qenë se ka pasur të ardhura më të larta nga TVSH-ja”, si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të përdoret për të “ulur akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtar” të benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore.” Ka thënë ministri  në fjalën e tij.

Ndër të tjera zgjidhja e akcizës e ilustruar nga Cingolani, duhet të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit në pompë me 10-15 cent për litër. Vendimin e marrë nga qeveria e konfirmon edhe zv.ministrja e Ekonomisë, Laura Castelli.

“Është një hipotezë konkrete për uljen e akcizës për karburantet dhe karburantet për përdorim civil. Ky është një operacion i jashtëzakonshëm, i cili i referohet një mekanizmi të parashikuar për krizën e vitit 2007, i dobishëm për frenimin e ndikimit të rritjes së kostos së karburanteve te konsumatorët fundorë.Në thelb, rritja e të ardhurave nga TVSH për shkak të rritjes së bazës tatimore do të përdorej për të ulur akcizën përkatëse dhe për rrjedhojë do të kishte ulje të çmimit përfundimtar”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërkohë ministri i Punës,  Andrea Orlando, po studiohen edhe ndërhyrje të mëtejshme, si përdorimi i sigurimeve shoqërore “në zonat më të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!