Qeveria holandeze: Nuk është dëshmuar efikasiteti i maskave, nuk jeni të detyruar t’i mbani

schedule13:46 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:46 - 30 Korrik, 2020

Qeveria holandeze ka njoftuar  se nuk do t’i detyrojë qytetarët të mbajnë maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke theksuar se efikasiteti i tyre nuk është dëshmuar, shkruan Reuters.

Në vend të kësaj, qeveria do të kërkojë nga qytetarët të respektojnë më shumë– distancën sociale, pasi  numri i të infektuarve me COVID-19 është në rritje, ka bërë të ditur ministrja holandeze e Shëndetësisë, Tamara van Ark.

“Duke analizuar situatën nga perspektiva mjekësore nuk është dëshmuar efikasiteti i maskave, për këtë arsye  kabineti ka vendosur që mos t’i detyrojë qytetarët të përdorin maskat, ka shtuar ministrja holandeze pas analizimit të raportit të Institutit të Shëndetit Publik.

Holanda është në kundërshtim të plotë me vendet tjera europiane, që e kanë bërë të  detyrueshme mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura por edhe në ato të hapura.

Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Holandë, Jaap van Dissel, ka deklaruar se disa studime tregojnë se maskat ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit, por sipas tij nuk është diçka bindëse në parandalimin e epidemisë në Holandë. Japp van Dissel gjithashtu theksoi se mbajta e maskës në mënyrë jo të duhur si dhe mos respektimi i distancës sociale do të rriste rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Holanda ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave  vetëm në transportin publik dhe aeroporte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!