Qeveria greke shtrëngon masat, vendi rimbyllet deri në 11 janar

schedule11:20 - 2 Janar, 2021

schedule 11:20 - 2 Janar, 2021

Qeveria greke ka njoftuar sot rimbylljen totale të vendit duke filluar nga nesër dhe do të zgjasë të paktën për një javë. Ky vendim synon uljen e mëtejshme të rasteve të reja, lehtësimin e presionit mbi spitalet dhe lejimin e rihapjes së shkollave në 11 Janar.

Zëdhënësi i qeverisë në Athinë Stelios Petsas tha se kushtet epidemiologjike janë përmirësuar dhe janë dukshëm më të mira se shumë vende të tjera evropiane.

Ai shtoi megjithatë se rastet e reja ende mbesin në nivele të larta, duke shkaktuar presion në sistemin shëndetësor, ndërsa 2500 mijë pacientë mbetën të shtruar në spital, me më shumë se 400 në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Petsas vuri në dukje se muajt e sakrificës nuk duhet të shkatërrohen nga disa ditë masash relaksuese, prandaj qeveria do të intensifikojë përpjekjet parandaluese në javën e parë vendimtare të Vitit të Ri.

Që nga nesër, në 6 në mëngjesit deri të hënën 11 janar, nuk lejohet lëvizja ora 9 në mbrëmje deri në pesë në mëngjes, me përjashtim të punonjësve dhe njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Dyqanet tregtare do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe libraritë dhe sallonet e bukurisë.

Kishat do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura për shërbesat e së dielës. Qeveria greke u bëri thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rreptësisht masave dhe të jenë të durueshëm për një javë, në mënyrë që shkollat ​​të mund të rihapen, me studentë dhe mësues të kthehen në klasa. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!