“Qeveria e shfrytëzoi pandeminë”, Mediu: Rama përmes frikës uzurpoi pushtetin

schedule17:34 - 15 Maj, 2020

schedule 17:34 - 15 Maj, 2020

Situata e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri e rëndoi situatën ekonomike dhe thelloi paligjshmërinë e qeverisë në vendin tonë.

Ky është shqetësimi që kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ngriti gjatë një diskutimi online që zhvilloi për situatën ligjore dhe ekonominë në Shqipëri me pjesëmarrje nga USA, Franca dhe Shqipëria.

Në pozitat e drejtuesit të Qendrës për Sigurinë në Europën Juglindor Mediu kujtoi se njësoj si liderët e tjerë autoritarë, Rama e përdori pandeminë për të rritur kontrollin mbi qytetarët.

Sot nuk kemi shtet as tre pushtete siç parashikon kushtetuta por Qeverinë nën urdhrat e një njeriu.  Pandemia është shfrytëzuat për të frikësuar qytetaret dhe për të rritur kontrollin mbi qytetaret dhe ekonominë. Ky është shembulli sesi liderët autoritarë i uzurpojnë pushtetet dhe liritë. Varfëria sjell frikë, frika sjell apati sociale dhe demokracia zbehet. Rruga për kapërcimin e kësaj situate është rikthimi i besimit të qytetarëve të shteti dhe liritë e tyre.

Shqipëria sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha po përballet me një krizë politike  kushtetuese dhe ekonomike. Diskutimi u  organizua nga  Qendra për Sigurinë në Europën Juglindore, programi pranë  “Columbia University” në New York për të drejtat e njeriut dhe Qendra Shqiptare për Zbatimi e Ligjit.

“Kjo krizë i ka rrënjët në zgjedhjet e manipuluara të 2017-ës.  Me një pushtet i cili ka çrregulluar edhe përpjekjet euroatlantike për një reformë reale në drejtësi. Buxheti i shqiptarëve ka shkuar kryesisht në 2 rrugë harxhimesh. Program i parë është ai i fasadave buzëkuq i quajtur “Rilindja Urbane” në një vend me papunësi të madhe dhe varfëri të skajshme. Rruga tjetër është rrjedhja e parave përmes pseudo programeve të konsideruara gabimisht si PPP”, theksoi ai.

Shqipëria ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe manipulimin e zgjedhjeve shprehet drejtori i programit për të Drejtat e Njeriut pranë “Columbia University” David Philips. Philips mendon se Covid-19 është përdorur si një mënyrë për të kufizuar liritë shoqërore.

“Covid është përdorur si një mënyrë për të kufizuar liritë shoqërore. PD ka dhënë kontribute që duhet të mirëpriten nga qeveria. Shqipëria ka probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ka probleme me manipulimin e zgjedhjeve. 15 kushtet e vendosura nga BE tregojnë qartësisht se sa larg standardeve demokratike dhe vlerave Europiane është Shqipëria”, u shpreh ai.

Drejtuesi i qendrës shqiptare për zbatimin e ligjit, Jordan Daci ngriti shqetësimin për vendimin e  mazhorancës për të mos propozuar më draft-ligje në parlament, por duke i çuar të parlamentit akte normative të gatshme, duke i detyruar deputetët t’i votojnë pa transparencë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!