Qeveria e re në Mal të Zi, deputeti shqiptar: Marrëveshja është vetëm për 1 vit

schedule16:32 - 19 Tetor, 2023

schedule 16:32 - 19 Tetor, 2023

Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Nikollë Camaj thotë se marrëveshja e arritur për formimin e qeverisë së re, është vetëm për 1 vit.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Camaj u shpreh se në partitë pro-serbe do të kenë vetëm postin e kryetarit të Parlamentit, dhe nuk janë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në qeveri.

Sipas Camajt, pas një viti do të ketë ripërtërirje të qeverisë. Nëse partitë pro-serbe respektojnë marrëveshjen, do të kenë mundësinë për të marrë disa ministri, në të kundër, në qeveri do të forca të tjera politike.

“Për momentin, kjo nuk mund të përbëjë shqetësim, meqenëse, partitë që janë më pro-serbet në Malin e Zi, kanë nënshkruar një marrëveshje, ku mbështeten, pranohen, të gjitha ato që i kanë ofruar apo kërkuar në rend të parë, blloku pro-europian i politikanëve në Mal të Zi, veçanërisht ne shqiptarët. Pra, edhe amerikanët, edhe europianët në takimet që kemi pasur, kanë treguar shqetësime për mundësinë e formimit të një qeverie me përfaqësues të atyre partive që nuk pranojnë integrimet euroatlantike. Por partitë të cilat sot mbështesin pushtetin, i kanë pranuar të gjitha këto dhe sot kanë nënshkruar një kontratë ku zotohen se do të respektojnë marrëveshjet. Në këtë marrëveshje, këto parti kanë vetëm kryeparlamentarin, nuk janë pjesëmarrëse të drejpërdrejta në qeveri.

Nëse shumica ka bërë një kontratë, ne shpresojmë se do të respektohet. Ne e çmojmë se blloku pro-serb u është afruar qëndrimeve tona, dhe asesi ne qëndrimeve të bllokut pro-serb. Nëse ka dikush që përfiton nga kjo marrëveshje nëse kjo zbatohen, atëherë ata janë shqiptarët.

Po, ashtu është. Pas një viti, në fund të vitit 2024 të kemi një ripërtërirje të qeverisë, ku parashihet se nëse partitë serbe i rrinë besnikë marrëveshjes, do të kenë mundësi të kenë disa ministra. Nëse jo, rekonturimi i qeverisë mund të bëhet me forca të tjera politike. Në bazë të marrëveshjes, ashtu do duhet të jetë. Nga 81 deputetë, qeveria ka 49 deputetë. I kalon të gjitha ato ligje dhe vendime që sigurojnë kursin euro-atlantik të shtetit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!