Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria e re e Sllovenisë heq sanksionet kundër Izraelit

schedule07:48 - 12 Qershor, 2026

schedule 07:48 - 12 Qershor, 2026

Qeveria e re konservatore e Sllovenisë, e udhëhequr nga nacionalisti Janez Janša, ka vendosur të heqë embargon e armëve ndaj Izraelit, si dhe ndalimin e hyrjes në territorin slloven për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe dy ministra të kabinetit të tij.

Vendimi u bë i ditur të enjten, vetëm pak ditë pasi qeveria e mëparshme liberale e drejtuar nga Robert Golob kishte miratuar një sërë masash kufizuese ndaj Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Këto masa ishin ndërmarrë në koordinim me disa vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të qeverisë së re, ndalimi i hyrjes për Benjamin Netanyahun, Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe Ministrin e Financave Bezalel Smotrich është shfuqizuar. Po ashtu është hequr edhe embargoja e armëve që Ljubljana kishte vendosur ndaj Izraelit.



Ndryshimi i kursit politik vjen pas marrjes së detyrës nga kabineti i Janšës javën e kaluar dhe sinjalizon një qasje më të afërt të Sllovenisë ndaj qeverisë izraelite, në kontrast me politikat e administratës së mëparshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!