Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria e Mickoskit në duart e Putin”/ Rexhepi: Kremlini përcakton politikat në Shkup

schedule17:37 - 30 Korrik, 2025

schedule 17:37 - 30 Korrik, 2025

Zgjedhjet lokale të tetorit në RMV do të jenë një referendum. Kështu e ka cilësuar garën elektorale të rradhës, që pritet të mbahet në datat e fundit te tetorit, Bajram Rexhepi, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim të drejtuar nga Ali Ahmeti, dhe kandidati i kësaj partie për komunën e Tetovës nga studio e “Balkan Update”.

Tetova konsiderohet si një nga komunat kryesore të përballjes mes shqiptarëve. Në krahun tjetër kandidat është Bilall Kasami i Koalicionit VLEN, pjesë e qeverisë së drejtuar nga Hristian Mickoski i VMRO-DPMNE.
Sipas Rexhepit, qëndrimi i tyre në qeveri nuk po e kryen një nga detyrat kryesore të partive shqiptare: ruajtjen e të drejtave të tyre dhe përfaqësimi dinjitoz në të gjithë institucionet.

Rexhepi u shpreh i shqetësuar edhe për drejtimin e Maqedonisë se Veriut në politikën e jashtme dhe ndikimin rus në këtë vend.

Sipas nënkryetarit të BDI, shanset që RMV te avancojë në rrugën e saj të integrimit europian janë të pakta me veton bullgare, që duket se ka pak shanse për t’’u hequr. I vetmi bashkëpunim i Maqedonisë së Veriut është me Hungarinë dhe kjo i bën dëme vendit.

“Aktualisht kemi një bllokadë totale në procesin e anëtarësimit kjo për shkak të një ndryshimi kushtetues. Por esenca nuk është aty. Kjo qeveri ka një bllokadë nga të gjitha institucionet e BE , nuk kemi asnjë vizitë të një zyrtari të rëndësishëm. Më e rrezikshmja është fakti se kemi një zv. kryeministër që ka një linjë komunikimi direkt me Kremlini. Një zëvendëskryeministër që nuk e pranon Kosovës. Kemi thithje të fondeve nga Hungaria dhe shumë indikacione që janë shqetësuese, por gjykoj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do e ndalin këtë proces retrogradë”, tha më tej ai.

Rexhepi premton se këto zgjedhje do të jenë edhe një përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, që sipas tij do të jenë të parakohshme dhe ku BDI pritet të forcoje pozicionin e saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!