Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje për 90 milion doza të vaksinave më premtuese të koronavirusit që janë në zhvillim e sipër. Tani qeveria ka siguruar partneritete me tre kompani farmaceutike për qasje në tre vaksina të ndryshme, shkruan EuroNews.
Shumë ekspertë kanë thënë që gjetja e një vaksine të sigurt dhe efektive për koronavirusin është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë.
“Një vaksinë e sigurt dhe efektive është shpresa jonë më e mirë për mposhtjen e koronavirusit dhe kthimit në normalitet”, tha ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.
Shumë vende tashmë kanë filluar të investojnë në vaksina për të parë efikasitetin te njerëzit. Ekspertët kanë dhënë afate të ndryshme se kur një vaksinë do të jetë e gatshme, duke deklaruar se vitin tjetër mund të jetë e disponueshme.
Një zëdhënës i qeverisë tha në fillim të këtij muaji se “ndjekja e diskutimeve të pavarura me kompanitë farmaceutike ishte kryesore për të siguruar që populli britanik të ketë qasje të shpejtë në çdo vaksinë.”
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu krijoi një faqe të re NHS për të inkurajuar popullin që të bëhej vullnetar për studime të vaksinave. Qeveria tha që qëllimi ishte të regjistroheshin 500,000 njerëz deri në tetor./abcnews.al