Qeveria britanike: 194 ukrainas të vrarë nga sulmet ajrore ruse, mes tyre 57 civilë

schedule14:13 - 25 Shkurt, 2022

schedule 14:13 - 25 Shkurt, 2022

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse, shkruan BBC

Këto janë shifra më të larta se ato të raportuara nga OKB në një njoftim sot. Sipas OKB, 25 civilë janë vrarë nga sulmet ruse.

Heappey tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë trupa  shtresë në Estoni, aleatin e NATO-s, dhe 1,000 do të jenë në gatishmëri në vendet fqinje të Ukrainës për të ndihmuar refugjatët që largohen nga lufta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!