Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e të gjitha tenderave që nuk kanë lidhje me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Kryedemokrati e ka përshëndetur këtë vendim të qeverisë, ndonëse sipas tij është i vonuar, pasi është kërkuar prej 3 javësh nga opozita. Po ashtu Basha ka kërkuar edhe njëherë anulimin e të gjitha koncesioneve.
“Prej më shumë dy javësh i kam kërkuar qeverisë të anullojë çdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën dhe me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19. Sot mësuam jo zyrtarisht nga faqja e Agjencisë së Prokurorimeve Publike, APP, që qeveria ka vendosur anullimin e prokurimeve.
Së pari, dua të uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Ndonëse një vendim i vonuar, më mirë vonë sesa kurrë.
Së dyti, dua t’i kërkoj qeverisë, që bën njoftime zyrtare për çështje shumë më të vogla se kjo që, këtë njoftim të APP, ta kthejë menjëherë në vendim qeveritar të qartë dhe të prerë.
Sot emergjenca është dedikimi i çdo fondi për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike, e cila sa vjen dhe rëndohet. Kërkesa e opozitës që mori mbështetjen e shmicës së shqiptarëve sot është kthyer në një njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe thirrja ime është që të kthehet menjëherë në një vendim qeveritar.
Tenderat e panevojshëm, tenderat abuzive të cilat nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare duhet të anullohen me një vendim të qartë dhe të prerë qeverie.
Lexo edhe:
Anulohen të gjithë tenderët që nuk lidhen me koronavirusin
Transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Opozita dhe ftoj edhe median që të monitorojnë. Cdo procedurë duhet të jetë transparente. Prej 24 orësh jemi njohur me skandalin e tenderit të ushqimit. Kanë zgjedhur një kompani kompjuterësh në Maqedoni për t’i dhënë tenderin e ushqimit.
Hapi i sotëm i kërkuar prej më shumë se 3 javë duhet të shoqërohet me anullimin e të gjitha koncesioneve. As shqiptarët dhe Shqipëria nuk e kanë luksin të shpenzojnë miliona euro. Kërkoj menjëherë një paketë të plotë ndihme, e ngjashmee me atë të Kosovës. Kosova ka një buxhet më të vogël, por ka nxjerrë një paketë shumë më të madhe”, tha Basha. /abcnews.al