Qytetarët këshillohen të mos mbështeten tek ndihma e qeverisë amerikane gjatë largimit, por të organizojnë udhëtimin e tyre në mënyrë të pavarur.
Opsioni më i rekomanduar është largimi përmes rrugës tokësore drejt Turqisë ose Armenisë.
Për ata që nuk mund të largohen menjëherë, paralajmërimi sugjeron të qëndrojnë në vend dhe të marrin masa të kujdesshme për sigurinë personale.
Ky paralajmërim vjen në një periudhë të tensionuar dhe tregon se situata për qytetarët amerikanë në Iran mund të jetë serioze dhe e paparashikueshme, duke theksuar nevojën për kujdes maksimal dhe veprime të shpejta.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani do të nisin sot diskutimet në Oman rreth programit bërthamor iranian.