Numërimi mbrapsht ka nisur. Kombëtarja e Shqipërisë do të bëjë rikthimin e saj në fushë më 7 qershor për sfidën e tretë në eliminatoret e Botërorit 2026 dhe atë më të ndjerën dhe më të rëndësishme kundër Serbisë.
Edhe pritjes për të zbuluar zgjedhjet e trajnerit Silvinho për këtë përballje, që mund të thotë shumë për ëndrrën e kuqezinjve për një kualifikim historik nëfinalet e një Kupe Bote.
Paraditen e së hënës, tekniku i përfaqësueses shqiptare do të dalë përpara mediave për të zbuluar listën me futbollistët e grumbulluar për këtë ndeshje.
Nuk priten shumë surpriza, me Silvinjon që do të mbështetet sërish te njerëzit e tij më të besuar.
I rëndësishëm është fakti, që futbollistët kuqezi nuk kanë probleme me dëmtimet.
Ndryshe nga e shkuara, tekniku do të ketë më shumë kohë në dispozicion për të stërvitur skuadrën, pasi shumë Liga e kanë mbyllur sezonin, ndërsa të tjerat do ta ulin siparin gjatë kësaj fundjave.
Sipas agjendës, kombëtarja e Shqipërisë do të nisë grumbullimin më 26 maj në Durrës, për shkak të impenjimit të përfaqësueses U17 në finalet e Kampionatit Europian.
Pas mbylljes së këtij turneu, skuadra kuqezi do të kthehet sërish në Tiranë, për të vijuar përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”./abcnews.al