Qentë endacakë “pushtojnë” Lezhën, banorët: Nuk mungojnë sulmet, jemi të rrezikuar

schedule15:00 - 9 Nëntor, 2022

schedule 15:00 - 9 Nëntor, 2022

Shtimi i qenve endacakë rrugëve të Lezhës është kthyer në një rrezik për banorët e kryesisht për më të vegjlit. Një prej fëmijëve u sulmua të dielën sapo doli nga pallati.

Babai i tij, Pjerin Gjoni tregon djali mori mjekim, por do të duhen disa ditë deri sa plaga t’i shërohet. Thotë se është ende i frikësuar.

“Djali doli, veç kur erdhi duke bërtitur. E çova në spital, i bëra tetanozin.”

Banorët shprehen të shqetësuar dhe të frikësuar nga prania e qenve në lagje.

 “Na turren na vijnë me na ngrënë. Natë e ditë.”

“I kemi frikë boll se po na hanë.ne s’i dalim dot për zot vetes.”

“Është shumë problem, kemi frikë të dalim. Kanë ngrënë djalin e një komshiu, më janë turrur dhe mua një ditë.”

“Shumë shqetësim. Sa të shohin që kalojmë na turren mbrapa.”

“Flenë të ashensori.”

Kërkojnë nga bashkia që ta marrë masa dhe t’i sistemojë diku tjetër.

“Inshallah bashkisë i shkon në vesh dhe t’i sistemoje diku. Fillon shiu futen në strehe 10 qen, s’guxon gruaja të dalë të blejë bukën.”

“Kush do e beje zgjidhjen se di, kjo është për të marrë masa.”

“I bëj thirrje instancave të marrë masa ose do marrim ne.“

Në bashkinë e Lezhës bëhet e ditur se qentë endacakë janë trajtuar prej tyre, por nuk mund t’i grumbullojnë pasi nuk ka një vend të posaçëm për ta. Sipas bashkisë duhen gjetur të tjerë mekanizma me organizatat për mbrojtjen e kafshëve për grumbullimin e tyre, por edhe një kontroll më i madh ndaj atyre qe i mbledhin nga një zonë tjetër dhe i shkarkojnë në Lezhe duke bërë që numri i tyre të rritet.

/Abcnews.al/