Qentë e kërkim-shpëtimit rol të rëndësishëm pas tërmetit në Turqi

schedule09:20 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:20 - 3 Nëntor, 2020

Pas tërmetit të së premtes në rajonin në Turqi, 10 qen të kërkim-shpëtimit, kanë ndihmuar në shpëtimin e qytetarëve të bllokuar në rrënoja.

Operacionet po vazhdojnë ende. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi, institucionet e kërkim shpëtimit, bashkitë, organizata joqeveritare janë në garë me kohën për të shpëtuar më shumë jetë.

Kerem Isik tha për mediat turke se këta qen kërkimi u morën për t’i ardhur në ndihmë ekipeve të shpëtimit.

“Ata identifikuan tre persona nën rrënoja. I drejtuan njësitë e kërkim shpëtimit tek personat e bllokuar dhe deri më tani kanë ndihmuar në gjetjen e pesë viktimave”, u shpreh Isik pjesë e forcave në xhandarmërisë turke.

Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në vitet e mëparshme, përfshirë tërmetin në 1999 në Marmara, shkruajnë mediat vendase.

/abcnews.al/