Zemrat tona vazhdojnë të jenë me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me një pushtim ushtarak të vazhdueshëm nga forcat ruse.
Histori të trishta, frymëzuese dhe prekëse vijnë prej javësh nga andej. Shumë nga këto histori përfshijnë kafshë: njerëz që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur kafshët, dhe kafshët që kthejnë favorin duke ndihmuar forcat ukrainase.
Një qen është kthyer së fundmi në hero, pasi ka punuar shumë për të ndihmuar në pastrimin e eksplozivëve.
Pamjet e e shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregon qenin me emrin Patron i cili është “eksperti” i eksplozivëve në Chernihiv dhe është i trajnuar posaçërisht për të nuhatur pajisjet shpërthyese ruse. /abcnews.al