Qeni “djeg” shqiptarin në Itali, policia i gjen “të bardhë” pas kontrollit

schedule10:08 - 3 Nëntor, 2022

schedule 10:08 - 3 Nëntor, 2022

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me lëndë narkotike, të cilën e shpërndante pranë stacionit hekurudhor të Mestres dhe në rrugët përreth.

Shqiptari tërhoqi vëmendjen e karabinierëve pasi qeni i policisë nuhati lëndën narkotike, duke shtyrë një kontroll më të detajuar.

Pas kontrollit të parë personal, u gjet e fshehur në rroba një mbështjellës me 2 gramë kokainë. Zbulimi bëri që policia të zgjeronte kontrollin në shtëpinë e shqiptarit, ku dolën edhe 15 gramë të tjera, si dhe i gjithë materiali për paketimin e dozave individuale.

Shqiptari u arrestua më pas për qëllime të shpërndarjes së drogës, rezistencës dhe plagosjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!