Një qen i devotshëm ka kaluar ditë të tëra duke pritur jashtë një spitali në Turqi, ku ishte i shtruar pronari i tij i sëmurë.
Qeni ndoqi ambulancën që transportoi të zotin e saj, Cemal Senturk, në spital në 14 Janar. Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se ajo dëshironte që qeni të kthehej me ta në shtëpi por Boncuk menjëherë vraponte për në spital.
Një roje i sigurisë së spitalit, Muhammet Akdeniz, tha: “Ajo vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje, por kurrë nuk hyn brenda në spital.
Të Mërkurën, Boncuk u ribashkua më në fund me Senturk.
“Ajo është shumë e lidhur me mua. Ne të dy i mungojmë njeri-tjetrit”, tha ai për DHA.
Senturk u largua nga spitali të mërkurën dhe u kthye në shtëpi së bashku Boncuk./abcnews.al