Qendrojini larg! Si mbrohet policia nga koronavirusi

schedule11:55 - 6 Mars, 2020

schedule 11:55 - 6 Mars, 2020

Koronavirusi është kthyer në një shqetësim të madh në vend pas rritjes së ndjeshme të numrit të të prekurve në Itali.

Gjatë ditës së sotme, në derën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është vendodur një paralajmërim përmes të cilit punonjësve iu kërkohet të tregojnë kujdes nëse kanë simptoma të sëmundjeve respiratore.

Në njoftim shkruhet se punonjësit duhet të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës, ndërsa këshillohet të lajnë duart sa më shpesh.

Gjithashtu këshillohet që nëse tështijnë, të mbulojnë hundën dhe gojën me pjesën e parakrahut dhe jo me duar që të mos i kontaminojnë në rast sëmundjeje, ndërsa këshillohet që t’i qendrohet lart personave që kanë simptoma të sëmundjeve respiratore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!