Qëndrimi pro Rusisë, Vuçiç: Presioni ndaj Serbisë është i madh, do ja dalim

schedule12:26 - 1 Mars, 2022

schedule 12:26 - 1 Mars, 2022

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se presionet ndaj Serbisë ndaj qëndrimit të saj për situatën Rusi-Ukrainë janë të mëdha.

Vuçiç në një deklaratë për mediat është shprehur se ka besim se vendi i tyre do ja dalë të përballojë me sukses të gjithë këtë situatë.

Kreu i shtetit serb është shprehur se presionet janë të mëdha dhe për këtë deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënën ai ka komunikuar me një pjesë të madhe liderish shtetesh.

“Kam respekt për pavarësinë dhe të drejtën e vendeve të tjera për të vendosur në mënyrë të pavarur, por edhe ne do të mbajmë dhe do të mbrojmë veten sa të mundemi, sepse kemi një vend. Por, nuk është as e thjeshtë, as e lehtë”, ka thënë ai.

Në fund të fjalës së tij, Vuçiç është shprehur se ai beson në të ardhmen e mirë të Serbisë dhe se  do të jenë në gjendje t’i rezistojmë të gjitha presioneve.

Ndër të tjera aika theksuar se duhet që të ruhet krenaria dhe dinjiteti kombëtar dhe njëkohësisht të shmanget inati i të mëdhenjve, sepse zakonisht pështyjnë mbi të vegjlit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!