Qëndrimi i Ramës për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj: Drejtësia të veprojë sa më shpejt

schedule20:53 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 20:53 - 14 Dhjetor, 2023

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë intervistës për emisionin “Real Story”, tha se pret që drejtësia të veprojë sa më shpejt sa i përket çështjes së inceneratorit të Tiranës. I pyetur nga gazetari Sokol Balla për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje, Veliaj tha se edhe ai pret që të ‘flasë’ drejtësia.

“Të njëjtën gjë jam duke bërë edhe unë. Do pres. Kur e kisha mundësinë të përgjigjesha politikisht edhe për teatrin, parkun, inceneratorët se janë të njëjtët njerëz, që do patjetër kokën e kryetarit të bashkisë. Për mua është test fantastik për të zbuluar se kush është kush. Këtu është problemi se nuk kemi mjaftueshëm drejtësi edhe për sfera të tjera, ku ka korrupsione dhe çudira. Kjo histori nuk ndalon vetëm tek politika. Kupton se sa zell ka për të ndaluar progresin në Tiranë. Por jo vetëm që s’do ta ndalojë por mezi po pres të kaloj buxhetin, që ky mandat i tretë të jetë një bum për Tiranën por kryeministri ka një lloj të drejte.

Duhet të shohim që siç e zgjidhëm politikisht në një ballafaqim në publik, duhet të kemi një ballafaqim me drejtësinë dhe të shohim se kush ishin njerëzit që realisht përfituan dhe po akuzohen për korrupsion dhe për çështje shumë të rënda, që sot po vrapojnë nga drejtësia, për vrasje apo për hedhje në erë të një fshati të tërë dhe kush janë ata njerëz që i qëndrojnë gjërave deri në fund. Sot Tirana është më e pastër por nëse kjo duhet të kalojë edhe filtrin e drejtësisë për inxhinerët e mjedisit të bashkisë, patjetër që do ta bëjmë këtë dhe unë do të pres gjithashtu rezultatin që shpresoj se do të jetë i shpejtë, që nëse dikush vërtet nuk ka asnjë faj të mos ngatërrohen me kokat që organizuan gjithë këtë histori.“, u shpreh Veliaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!