Qëndrim edhe për Berishën? Zyrtarja e lartë e DASH mbërrin sonte në Tiranë, takim me Alibeajn

schedule08:47 - 28 Prill, 2022

schedule 08:47 - 28 Prill, 2022

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton se ajo do vizitojë Shqipërinë më 28 prill, ku dhe është 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.”- thuhet në njoftim.

ABC mëson se Karen Donfried do të zhvillojë një takim edhe me 3 zyrtarët demokratë të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enklejed Alibeajn.

Ky takim me demokratët vjen 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë  Demokratike.

Ashtu  sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e  amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00.

Ky është takimi i dytë që Yuri Kim zhvillon me Alibeajn në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi janë shtuar përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores amerikane. Berisha ka hedhur akuza se Kim po ndikon në procesin e Gjykatës lidhur me drejtimin e PD-së.

Nga ana tjetër pas shpalljes “Non Grata”, SHBA është shprehur se nuk do ta njoh Sali Berishën kurrë si kryetar të PD-së. Ndërkohë vetë Yuri Kim pas një takimi me Enkelejd Alibeja, u shpreh se ai është kryetari i komanduar i PD-së pas tërheqjes së Lulzim Bashës.

Analistët politik, kanë komentuar takimin e zyrtares së lartë të DASH me Alibeajn, duke u shprehur se Karen Donfried prite të mbajë një qëndrim të prerë për Sali Berishën. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!