Qendra e Rrugës së Qumështit mund të jetë e mbushur me vrima të zeza

schedule23:49 - 6 Prill, 2018

schedule 23:49 - 6 Prill, 2018

Në zemër të Rrugës së Qumështit, gjenden gjurmë të pranisë së 12 vrimave të zeza të vogla

2018 mund të jetë viti në të cilin do të shohim foton e parë të kufijve të Shigjetarit A *, vrima e zezë me një masë të barasvlefshme me 4 milionë Diej që fshihet në qendër të Rrugës së Qumështit. Por ky përbindësh i pakapshëm mund të jetë më pak se sa besohet.

Duke analizuar të dhënat nga teleskopi i X-ray Chandra, shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork identifikuan shenja që duket se vijnë nga 12 vrima të zeza të vogla që orbitojnë rreth yjeve të tjerë me masë të krahasueshme me atë të Diellit.

Këto zona të hapësirës zbresin materialin nga sipërfaqja e yjeve përkatës dhe disqet e plazmës që arrijnë brenda tyre lëshojnë rreze X që mund t’i vëzhgojmë. Zbulimi i botuar në “Nature” është në përputhje me simulimet teorike që sugjeronin se ka shumë vrima të zeza më të vogla sesa Shigjetari A * në qendër të Rrugës së Qumështit. Deri tani nuk kishte qenë e mundur të gjendeshin prova.

 Ato që nuk shihen. Prania e këtyre sistemeve binare të vrimave të zeza sugjeron se ka shumë të tjerë më pak të dukshëm. Charles Hailey, autor i studimit, krahason 12 të gjeturat me një llampë 100 vat, të qasura në dritë 10 vat. “Nëse lëvizim të gjitha llambat një kilometër larg, mund të shohim ende ato 100 vat, por nuk i shohim më ato nga 10”.

Sipas Hailey, mund të ekzistojnë edhe 300-500 sisteme vrimash të zeza dyjorë në qendër të Galaksisë dhe meqë mendohet se vetëm 5% e vrimave të zeza kanë një yll si shqoqërues, nëse i numërojmë edhe ata “të lirët”, mund të arrijmë edhe në 10 mijë. Natyrisht, këto janë vetëm vlerësime: qendra e Rrugës së Qumështit është një shesh kaotik dhe kompleks për t’u vëzhguar, prandaj mbetet një diferencë e madhe pasigurie./abcnews.al