Qendra e Librit me ligj për lexim të detyrueshëm, studiuesit: Metodë e para viteve ‘90

schedule18:21 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 18:21 - 7 Dhjetor, 2020

Në një ditë simbolike në prag të ditës së rinisë, Qendra Kombëtare e Librit, propozon një ligj që të bëjë të detyrueshëm  leximin në një sasi librash dhe autorësh për nxënësit deri në klasave 9-vjeçare. Kjo iniciativë mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës.

“Ka ardhur koha që Shqipëria tu bashkohet atyre vendeve që prej vitesh kanë një ligj sa i përket leximit. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim më dy Ministritë përkatëse do të punojë që gjatë vitit 2021 ne të realizojmë këtë ligj”, u shpreh ajo.

Historiani Hasan Bello e cilëson jo efikase dhe rikthim te metodat e para viteve  90.

“Ky ligj nuk është efektiv, mendoj që është një rikthim i para viteve ’90. Nëse marrim si model Italinë bëjmë mirë që ta marrim si model edhe për shumë gjëra të tjera”, u shpreh ai.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë se, nxitja mund të bëhet me strategji, e jo vetëm me buxhete, por ajo ka edhe një sugjerim të leximit me zë, provën e nis nga vetja.

“Nuk është vetëm çështje buxhetesh, por çdo institucion duhet të ndjejë përgjegjësinë dhe të bëjë një program se si ta nxisë më shumë leximin”, shprehet ajo.

Të rinjtë gishtin e drejtojnë te bibliotekat e varfra të shkollave.

Si dhe te mungesa e një biblioteke për huazuar libra, pasi Biblioteka Kombëtare  prej 3 vitesh, pas rënies së zjarrit dhe përmbytjes nuk e kryen këtë funksion, e mungesa e një biblioteke qyteti.

 “Biblioteka nuk ka shumë akses për të gjithë”.

Ministrja e Kulturës Margariti premton riaktivizimin e aneksit të Bibliotekës, por literatura atje është kryesisht në gjuhë të huaj.

“Një nga projektet që po merr jetë dhe që besojmë se do të përmbushë mungesën e një hapësire të mungesës së qytetit, është rikualifikimi dhe rijetëzimi i aneksit të vjetër të Bibliotekës Kombëtare”, tha ministrja e Kulturës.

Projektligji për leximin e detyrueshëm, pritet të jetë gati në fillim të vitit 2021./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!