Qendra e Fierit kthehet në një gërmadhë, nesër shemben dy ndertesa

schedule12:22 - 3 Shkurt, 2018

schedule 12:22 - 3 Shkurt, 2018

IKMT ka shembur pothuajse të gjitha objektet e parashikuara për prishje në Fier dhe qyteti ka marrë pamjen e një gërmadhe. Disa prej bizneseve jane zhvendosur në zona të tjera. Ditën e dielë pritet të shemben edhe dy ndërtesat e fundit me shpërthim të kontrolluar.

Subjektet tregtare u zhvendosën me urgjencë por shumë prej tyre nuk kanë gjetur ende mjedise për të rifilluar aktivitetin. Te paktën 150 persona janë të papunë.

 

Shpronësimi për 28 pronarë shkon në vlerën e 4 miliardë lekëve. Paratë do lëvrohen nga buxheti i shtetit që do të thotë nga xhepat e qytetarëve.

 

Një betejë tjetër po zhvillohet. Ajo për mbledhjen e skrapit nga ndërtesat e rrënuara. Tonelata me hekur po ngarkohen nga punonjësit e bashkisë nëpër kamionë dhe nuk dihen ku shkojnë. Të papunët po marrin çfarë mund të nxjerrin vetë nga rrënojat duke fituar bukën e gojës për disa ditë.

 

Prishjet e objekteve në qendër të Fierit përgjatë lumit Gjanica nisën në fillim të javës. Deri tani janë rrafshuar nga fadromat pjesa më e madhe e tyre. Ndërtesat disa katëshe janë lënë për në fund. Ato do të të hidhen në erë me shperthim te kontrolluar. Operacioni po realizohet nga IKMT dhe forca të ushtrisë. 40 ishte numri i objekteve të planifikuara për prishje në fazën e parë të projektit për rikonceptimin e qëndrës së qytetit ./abcnews.al