Qëndisi me gurë Gjirokastrën/ Mjeshtri Bezhani: Të rinjtë nuk e duan më si zanat

schedule20:23 - 18 Nëntor, 2023

schedule 20:23 - 18 Nëntor, 2023

Këto kalldrëme që u kanë rezistuar viteve janë realizuar me mjeshtri nga gurgdhendësit gjirokastrit. Spiro Bezhani është një prej tyre.

Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi për herë të parë punë në rrugicat e qytetit.

Ka qëndisur me gurë thuajse gjithë Gjirokastrën. Ka qenë një zanat jo fort i lehtë. Kërkonte fuqi fizike por edhe shumë vëmendje e përkushtim.

Ustai gjirokastrit i ka kaluar të tetëdhjetat. I ka ndjekur me vëmendje punimet e fundit që janë bërë në kalldrëmet e qytetit e ne zonën muzeale. Ka vërejtje e thotë se nuk është punuar siç duhet. Tregon se më parë kalldrëmet realizoheshin në mënyra të tjera.

Spiro Bezhani e ka mësuar zanatin nga i ati. Ai shpreh keqardhjen se sot të rinjtë nuk duan t`i trashëgojnë zanatet e të parëve të tyre. Mendon se po orientohen drejt profesioneve qe u sigurojnë shpejt të ardhura.

Mjeshtra të tillë Gjirokastrës i kanë mbetur shumë pak. Për punët e çmuara qe i kane lënë qytetit ata gëzojnë mirënjohjen e banoreve por shpesh janë vlerësuar për kontributin edhe nga institucionet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!