Qendër e re shëndetësore në Astir, Manastirliu: Sfidë mbetet vaksinimi, mbi 4 mija doza janë kryer

schedule09:49 - 22 Shkurt, 2021

schedule 09:49 - 22 Shkurt, 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se tashmë në lagjen 14 në Tiranë është hapur edhe qendra e re shëndetësore, me qëllim për t’i afruar shërbimet aty ku janë banorët.

Po ashtu theksoi se shumë shpejt do të hapen edhe tri shkolla të reja në Astir.

Gjatë fjalës së saj, ministrja  e Shëndetësisë bëri apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë respektimin e masave anti-covid.

“Ende nuk kemi mbaruar sepse siç e gjetëm shëndetësinë kjo është një punë që do të vazhdojë. Në fokus do të jetë infrastruktura e të gjithë rrjetit tonë shëndetësor. Kjo është një qendër që ofron të gjithë gamën e komunitetit. Mjekët sot kanë kushte shumë më të mira punë dhe sigurisht, qytetarët si edhe fëmijët kanë më shumë cilësi sot. Nëse më parë mungonte konsultori, tashmë në këtë qendër ofrohet kjo mundësi.

Ne po përballemi me një sfidë mbarë botërore dhe po punohet për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Por natyrisht sfida jonë, mbetet fushata e vaksinimit, ku më shumë se 4 mijë doza tashmë janë kryer.

Sot janë më shumë se 3 mijë mjekë të vaksinuar si edhe staf kujdestar. Por lufta nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime dhe për këtë arsye kërkohen një solidaritet nga ana e qytetarëve”, tha Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!