“Qendër biznesi me bahçe ku luhet kalçeto”, Duka i kthehet Adi Krastës

09:02 | 10/03/202009:020

Armand Duka ishte i ftuar special në emisionin “Pressing” në ABC News dhe u ndal edhe te stadiumi. Kreu i FSHF pranoi që “Air Albania Stadium” ka disa probleme, mes tyre edhe fusha. Po punohet që të gjendet zgjidhja. “Nuk kam vënë re problematika të vogla. Stadiumi nuk ka kontribuar jo vetëm në cilësinë e futbollit, por edhe në jetën e shqiptarëve. Nuk e kemi shijuar më parë dhe po ndikon në jetën sociale.

Vetëm një futbollist më ka thënë: është ftohtë. Kishin harruar ta ndiznin kondicionerin. Problemi kryesor është fusha. Ka edhe probleme të tjera që lidhet me transmetuesit dhe hyrjen e tifozëve në tribunë dhe në sektorët e tjerë. Mendojmë që me ardhjen e verës dielli ngrihet. Nëse deri në qershor nuk përmirësohet, atëherë do të vijnë dy ekspertë.

Dëshirojmë të vazhdojmë me fushë natyrale. Po u përmirësua fusha, edhe vitin tjetër do kemi këtë fushë. Nuk është kiameti edhe ta ndryshojmë për një javë me një hibrid, që nuk është shumë komod për futbollistët”, u shpreh Duka në emisionin e drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira.

 

Krasta gjate monologut

MONOLOGU I KRASTËS – Adi Krasta, moderatori dhe gazetari i njohur, para pak ditësh mbajti një monolog në Teatrin Kombëtar dhe nuk i shpëtoi tema e stadiumit “Air Albania”. Qëndrimi i tij është kritik: “Natën e shkatërrimit të ndërtesave unë e quaj natë neroniane, por ajo që ndodhi me stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ishte natë Bartolomeu me thika.

Brenda natës e kanë nxjerrë vërtik nga mbrojtja e monumenteve, të nesërmen fadroma. Tani, që t’ju them unë juve, çfarë kanë ndërtuar. Kanë ndërtuar një qendër brutale biznesi me një bahçe të vogël ku luhet kalçeto, me emrin e një kompanie kuaziturke. Do të mbetet një ndërtesë brutale, banale dhe që nuk i shërben sportit, por biznesit. Dhe nuk është e bukur”.

 

REPLIKA E DUKËS – Pasi dëgjoi monologun e Krastës, erdhi edhe reagimi i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit: “Do ta kthesh në dialog? Ai nëse do të kishte qejf për debat, do bënte debat. Le të rrije në monologun e tij. Çdo njeri ka të drejtën të bëjë monolog sipas shijeve të veta. Faktikisht, a është kalçeto? Atëherë çfarë debati do të bëjmë?! Ai është një stadium, nëse është hequr apo jo nga monumentet e kulturës, mund të jetë e drejtë që monumentet e kulturës të mbrohen.

Nga këndvështrimi i futbollit, për mua dhe për të gjithë ata që merren me futboll dhe vijnë aty, është një stadium fantastik dhe i bukur. Nëse ishte apo jo monument, a duhesh dhënë leja apo jo, kjo nuk është puna jonë. Kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme që duhet të bëhej për kryeqytetin. Në asnjë zgjidhje nuk mund t’i kesh të gjithë njerëzit në një mendje. Nuk do të thotë që ata që janë kritikues nuk kanë asnjëherë të drejtë. Mund të kenë njëfarë të drejte, por jo ta ekzagjerojnë dhe të thonë që është një kalceto”.

 

DISKUTIMI ME STAROVËN – Trajneri i njohur u shpreh se do kishte pasur dëshirë që stadiumi i ri të ishte bërë dikur tjetër dhe “Qemal Stafa” të ruhej për vetë historinë që mbart dhe pse jo të luanin femrat apo moshat në të. Duka jep mendimin e tij: “Historinë e kemi ruajtur në fasadën e stadiumit, nëse duhet thjesht për ta kujtuar. Nëse flasim për t’u përdorur, ai stadium ishte i papërdorshëm. Fushën e kishte. Shkallët e stadiumit ishin jashtë përdorimit, i përforcuam në vitin e fundit që të luanim edhe disa ndeshje.

Nëse do të ruhej për histori, kjo nuk është çështja jonë. E thashë, është demokraci dhe gjithsecili ka mendimin e vet. Nëse më pyesni mua, është mirë aty ku është stadiumi, është fantastik, një bizhu për Tiranën. Jemi bërë të gjithë shumë xhelozë për atë kullën e stadiumit, nuk jemi xhelozë për asnjë kullë tjetër që është bërë në Tiranë, se si është bërë, kush e ka bërë dhe si e kanë marrë lejen. Për këto nuk bëhen xhelozë. Është formulë biznesi, kompania aty investonte. Ajo na ka prodhuar një stadium dhe na plotëson kushtet për të luajtur futboll dhe për të para”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono