Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Të shpallur në kërkim Jurgen Lapa 19 vjeç, banues në Sarandë dhe një shtetas I mitur.
Ndërsa personat e kapur nga Policia janë Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, 18 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.


