Pogradec- Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy 16-vjeçarët që qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së 42-vjeçarit, Mirian Berberi.
Gjithashtu Policia njofton se ka gjetur armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.
Ndërsa njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.”, thuhet në njoftimin e policisë
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/abcnews.al/

