Qëllon me armë djalin e partneres gjatë një debati, arrestohet shqiptari në Itali

schedule16:23 - 6 Tetor, 2024

schedule 16:23 - 6 Tetor, 2024

Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e tentativës për vrasje. Sipas mediave italiane, ai ka plagosur një 18 vjeçar pas një debati me djalin e partneres së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së dielës. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes. I riu mori një plumb në qafë, u transportua në spital dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit.

Në shtëpinë ku përfundoi debati me të shtëna, u gjet një gëzhojë, arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila ishte vjedhur në vitin 2013 dhe 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Shqiptari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe mallra të vjedhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!