I pandehuri shqiptar Fisnik H., pranoi akuzat se ka qëlluar për vdekje 31-vjeçarin në Kiel të Gjermanisë, sipas mediave të vendit.
Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 23-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar. Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.
Në seancën gjyqësore, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje.
“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.
Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja. Aktualisht i ri ndodhet në paraburgim në Gelsenkirchen.
Gjykata ka caktuar seancën radhës në prill. Përveç deklaratave të 18 dëshmitarëve, pritet edhe raporti psikiatrik dhe mjeko-ligjor.
/abcnews.al