Qëlloi për vdekje 14-vjeçarin, policia arreston të miturin

schedule09:22 - 19 Nëntor, 2024

schedule 09:22 - 19 Nëntor, 2024

Policia e Tiranës ka arrestuar të miturin, autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e së hënës në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku u qëllua me thikë për vdekje, 14-vjeçari Martin Cani.

Sipas bluve të kryeqytetit, i mituri është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Dinamika e ngjarjes

Konflikti ka nisur mes viktimës dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë.

Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës.

Sipas te dhënave autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat.

I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik.

Viktima dhe i plagosuri që po merr trajtim mjekësor te Trauma ishin shokë me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!