FOTO/ Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht, policia ndalon 34-vjeçarin

schedule12:42 - 9 Gusht, 2020

schedule 12:42 - 9 Gusht, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Tushemisht.

Uniformat blu kanë bërë me dije se kanë ndaluar 34- vjeçarin, e identifikuar si Mariglen Topuzi, i dënuar më herët për shkatërrim prone me armë zjarri.

Ndërkohë, për ngjarjen e djeshme policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë,  I. B., 52 vjeç,  M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku u qëllua me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Lexo edhe: Të shtënat me armë zjarri “zgjojnë” Tushemishtin, plumbat mesazh për pronarin e hotelit

Mariglen Topuzi