Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet autori i vrasjes në Dhërmi/ Kapet në Greqi Gerald Shehu, vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin

schedule18:20 - 6 Qershor, 2024

schedule 18:20 - 6 Qershor, 2024

43-vjeçari, Gerald Shehu, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi është arrestuar në Greqi.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News, se 43-vjeçari Gerald Shehu është arrestuar pranë aeroportit në Greqi, ku dyshohet se kishte për synim të largohej. Ndërkohë policia po kryen kontrolle në zonën e Dhërmiut për të gjetur trupin e 31-vjeçarit.

Një nga pistat ku po hetohet është një grindje e çastit mes recepsionistit dhe Gerlad Shehut, i cili ishte dhe bashkëpronar i hotelit.

Po ashtu hetimet janë zgjeruar edhe për ndonjë ngjarje te mëparshme pasi të dy personat njiheshin më parë. ABC News mëson se recepsionisti dhe autori i dyshuar kanë qenë të dy emigrantë në Angli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!