Qëlloi me armë në parkingun e hotelit, arrestohet i riu në Vlorë

schedule16:48 - 11 Gusht, 2020

schedule 16:48 - 11 Gusht, 2020

Policia e Vlorës ka arrestuar një 19 vjeçar pasi ka kanosur dhe qëlluar me armë në ajër. Mësohet se në pranga ka rënë Daniel Zotaj, 19 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme pranë një parkimi në Lungomare në Vlorë.

Gjithçka ka nisur për shkak të një Konflikti për parkimin në afërsi të një hoteli në Lungomare. I riu mësohet se është konfliktuar me administratorin e një prej hoteleve T. Duka në Vlorë dhe ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë: 

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

/abcnews.al