Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Elton Nikaj bën të ditur se një person ka qëlluar në ajër.
Ngjarja ka ndodhur te ish-fusha e aviacionit, ndërsa mbërritën shërbimet e policisë. Autori është identifikuar si Ervis Dollani.
Paraprakisht dyshohet se ka qëlluar ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

