Një italian ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dy persona mes të cilëve njëri është shqiptar.
Sipas mediave vendase mësohet se ai ka qëlluar me plumb në kokë dhe qafë një 27 vjeçar shqiptar dhe një shtetas italian në Catania të Italisë, më pas është dorëzuar.
27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndër të tjera mësohet se një person i tretë është hedhur nga kati i dytë i një pallati, për t’i shpëtuar të shtënave.
Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al