Një makinë e cila ka qenë duke lëvizur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është qëlluar me armë zjarri në orët e vona të së premtes. Autorët kanë qenë në një tjetër veturë që gjithashtu ka qenë në lëvizje në momentin kur kanë shtënë.
Policia, që rastin e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”, dyshon se mund të jetë si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
“Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, ka bërë të ditur policia.
/kosovapress