Një 35-vjeçar shqiptar në Greqi është qëlluar me armë ditën e djeshme pranë Shën Panteleimonit. Sipas mediave greke, shqiptari u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë një person i paidentifikuar i cili iu afrua dhe e qëlloi me armë, e më pas u largua.
Forcat e policisë nisën menjëherë kontrollet në zonë për të arrestuar autorin, por kërkimet rezultuan të pasuksesshme. Ndërkohë, 35-vjeçari i plagosur është marrë në pyetje nga policia. Emri i tij nuk është bërë me dije.
Autoritetet dyshojnë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh ose tentativë vjedhje dhe shqiptari mund të jetë qëlluar nga pronari i ndonjë shtëpie. /tvklan.al