Qëllohen për vdekje dy persona në Austri, njëri prej tyre dyshohet të jetë kryebashkiak, policia kontrolle në zonë

schedule14:53 - 28 Tetor, 2024

schedule 14:53 - 28 Tetor, 2024

Dy persona janë qëlluar për vdekje të hënën në veri të Austrisë.

Sipas njoftimit të policisë lokale, Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau, u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, afër kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke, raporton mediat e huaja.

Gjithashtu një tjetër person u qëllua për vdekje pak kohë më vonë, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer. Një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar në zonë

I dyshuari besohet të jetë i armatosur dhe banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda.

“Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori që po kërkojmë mund të jetë duke lëvizur me armë”, ka thënë Handelbauer, sipas mediave lokale.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!